Rita po vjen, Rita po vjen!

Rita po vjen, Rita po vjen!

Pas konfirmimin e lajmit nga Behgjet Pacolli, për sigurimin e fondeve për performancën e Ritës në Kosovë, të njejtën gjë e bëri edhe vet këngëtarja, transmeton BON ZO.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme përmes një statusi në rrjetin Instagram këngëtarja me famë botërore Rita Ora, na njoftoi se ajo do të performojë në Koncertin e Pavarsisë që do të realizohet me rastin e Pavarsisë së Shtetit të Kosovës me datë 17.02.2018.

“Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita” shkruan Rita kësaj here edhe në shqip mbi fotografinë të cilën e ka postuar.

Me sa duket dilema e madhe nësë do vijë ose jo Rita në Kosovë, tanimë ka marrë fund! /bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *