Gennaro Gattuso ka deklaruar se skuadra e Ludogoretëve kanë më shumë përvojë në Europa League sesa Milan dhe nuk mund të nënvlerësohen.
“Ka respekt për Ludogorets, sepse në gjashtë vitet e fundit ata kanë qenë në konkurrencën evropiane më shumë se Milan”, tha Gattuso në konferencën e tij për shtyp.
“Kur i studioja ato, pashë disa karakteristika shumë të sakta dhe lojtarë të cilët, nëse u jepet mundësia , mund të jenë shkatërrues. Nuk do t’i nënvlerësojmë ata, sepse mendoj se ata mund të na shkaktojnë probleme.
“Megjithatë, unë nuk jam mësuar të mendoj negativisht. Nëse humbim, nuk do të biem në depresion. Momente negative ndodhin në futboll, ne kemi kaluar nëpër to dhe shpresojmë që të mos kthehemi përsëri atje’, ka deklaruar Gattuso. /lexo.al/