Aguero grushton një tifoz kundërshtar

Aguero grushton një tifoz kundërshtar

Nuk dihet nëse Aguero është ofenduar apo thjesht tifozi i ri i ka kërkuar të bënin një foto, meqë rrethanat e ngjarjes, që pritet të trajtohet nga Federata Angleze e Futbollit, ende nuk janë sqaruar

Një incident i rëndë ndodhi në përfundim të ndeshjes Wigan – Manchester City 1-0, rezultat që eliminoi skuadrën e Pep Guardiola nga FA Cup.

Tifozët e vendas, në delir për këtë kualifikim historik, pushtuan fushën për të festuar bashkë me lojtarët e Wiganit. Mirëpo lojtarëve të Manchester City-t nuk u ka pëlqyer ky fakt, pasi jo të gjithë ishin drejtuar në dhomat e zhveshjes.

Shumë nga tifozët e Wiganit, të pajisur me smartphone, u janë drejtuar lojtarëve kundështarë që të bënin foto, por Aguero nuk e e ka pritur mirë, ndoshta i frikësuar nga turma që po pushtonte fushën.

E ndërsa të gjithë festonin, sulmuesi argjentinas është filmuar duke goditur me grusht një tifoz. Nuk dihet nëse Aguero është ofenduar apo thjesht tifozi i ri i ka kërkuar të bënin një foto, rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar, transmeton ss,

Tension ka patur edhe në tunelin që të çon te dhomat e zhveshjes mes dy trajnerëve Cook dhe Guardiola. Pritet të merren masa nga Federata e Futbollit për gjithçka ka ndodhur brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Burimi: /KlanKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *