Një djalë vetëm 13 vjeç u arrestua nga policia, nën akuzën e kërcënimit se do të bëjë masakër në shkollë me një armë AK-47.
Në një video të publikuar në Facebook, ai shihej me armë në dorë duke kërcënuar.
Policia e Missouri në SHBA, bëri arrestimin e të miturit këtë të diel, duke sekuestruar armë të ndryshme në shtëpinë ku jetonte 13-vjeçari.
Ky arrestim vjen pak ditë pas masakrës së ndodhur në një shkollë në Florida, ku mbetën të vrarë 17 persona.
Video ku shfaqej i mituri u publikua mbrëmjen e së premtes, ndërkohë që policia u sinjalizua për rastin të shtunën, duke bërë që paraditen e së dielës të arrestojë të miturin.
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Florida, së paku 17 viktima
Burimi:/GazetaExpress/