Maqedonia është e dyta në Evropë për vdekjen e foshnjave

Maqedonia është e dyta në Evropë për vdekjen e foshnjave

Të dhënat zyrtare të UNICEF-it, në kuadër të fushatës “Për çdo fëmijë, jetë”, tregojnë se në rajon Maqedoni, ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë tek foshnjet në muajin e parë pas lindjes.

SHKUP –

Një nga 120 të sapolindur në Maqedoni humb betejën për jetën në muajin e parë pas lindjes, tregojnë statistikat e raportit të UNICEF-it të publikuar sot në kuadër të fushatës “Për çdo fëmijë,  jetë.” Kjo statistika e zezë e vuri Maqedoninë në krye të rajonit në shkallën e vdekshmërisë të foshnjes dhe e dyta në Evropë, pas Moldavisë.

Sipas raportit, norma në Maqedoni është 8.3, larg nga Turqia me 6.5, Shqipëria me 6.2, dhe Bosnja dhe Hercegovina me 4.7.

Edhe më shqetësues është fakti që tetë vit radhazi në vendin tonë është rrit vdekshmëri ndryshe nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllovenia, ku shifra është në rënie të vazhdueshme.

Raporti i UNICEF është zhvilluar sipas disa parametrave dhe vendet renditen në katër grupe – si vende me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta. Maqedonia është ndër vendet me të ardhura mesatarisht-të lartë dhe vetëm me një normë të vdekshmërisë prej më shumë se 8, dhe këto shifra zhgënjyese janë karakteristikë e vendeve më të varfëra nga Maqedonia.

“Maqedonia gjithmonë ka pasur një problem me vdekshmërinë e foshnjeve që është më e larta në këtë pjesë të Evropës. Ky është një problem afatgjatë, por shqetësues është shkalla e rritur e vdekshmërisë nga viti 2010 deri në vitin 2018. Çfarë është e nevojshme të theksohet është mungesën e vizitave të kujdesit shëndetësor dhe ekzaminimet e grave shtatzëna dhe qasjen e tyre në departamentet e kujdesit para lindjes, në cilësinë e punës së institucioneve shëndetësore dhe sjelljeve të rrezikshme të shtatzënisë. Mekanizmi për monitorimin e vdekshmërisë dhe shkaqeve gjithashtu duhet të përmirësohet “, tha Benjamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni.

“Mund t’u japim këtyre foshnjeve më shumë se një ditë, më shumë se një muaj – më shumë se mbijetesa. Ne mund të shpëtojmë shumicën e tyre përmes zgjidhjeve financiare të pranueshme fi, për çdo nënën dhe çdo fëmijë të porsalindur, “bën thirrje UNICEF-i.

Ministria e Shëndetësisë thanë se përparësia po i japin pikërisht këtij problemi.

“Qeveria siguroi 16 inkubatorë për të forcuar kujdesin intensiv në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike. Ministri i Shëndetësisë Dr. Venko Filipce përcaktoi  masa afatshkurtra dhe afatgjata për të ulur vdekshmërinë e foshnjeve dh nënave, janë reviduar edhe udhëzimmet spitalore për përkujdesje”, thotë deklarata zyrtare.

Ministri njoftoi kohët e fundit se do të organizojë trajnime për kujdesin efektiv të të porsalindurve dhe punësimin e mjekëve të cilët merren me specializimin e tyre ose që tashmë kanë specializuar në fushën e pediatrisë.

Ai shkaktoi reagime të ashpra publike kur shpjegonte arsyet për shkallën e lartë të vdekshmërisë të fohnjeve,  dhe përfshiu arsyen  “papërgjegjshmëria e nënave”.

Globalisht, një milion fëmijë vdesin në ditën e parë të lindjes dhe 2.6 milion lindin të vdekur. Sipas raportit të UNICEF-it, një çështje kyçe për këtë statistikë e zezë është varfëria, kështu që normën më të keqe të mbijetesës kanë foshnjat e lindura në Pakistan, Republika e Afrikës Qendrore dhe në Afganistan, ku shkalla e vdekshmërisë është një në 25 të sapolindur, ndërsa kushtet më të mira për mbijetesë e kanë foshnjet e sapolindura në Japoni, Islandë dhe Singapor./bonzo.info/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *