Tragjedi në familjen e kunatës, Bale 300 mijë euro për t’i ndihmuar

Tragjedi në familjen e kunatës, Bale 300 mijë euro për t’i ndihmuar

Futbollisti i Real Madrid, Gareth Bale ka treguar edhe një herë se ka një zemër të bardhë.

Familja e të fejuarës së tij po kalon një moment të vështirë për shkak të një tragjedie. Bashkëshorti i motrës së Emma Rhys-Jones është vetëvrarë, duke lënë familjen dhe fëmijët në një situatë shumë të vështirë ekonomike.

Ai që do të bëhej baxhanak i Gareth Bale vendosi t’i japë fund jetës nga frika se shërbimet sociale mos i merrnin fëmijët, pasi konstatuan kushtet shumë të vështira në të cilat jetonte familja.

Deri në atë moment e motra e të fejuarës së Bale jetonte bashkë me fëmijët në një rulotë. Bale ndërkohë ka investuar 283 mijë euro për të blerë një shtëpi për kunatën e tij të ardhshme, në periferi të Kardifit, si edhe një makinë që të kenë mundësi të lëvizin.

Falë këtij investimi nga sulmuesi i Real Madrid jeta e tyre ka ndryshuar, edhe pse me koston e lartë që kanë humbur kryefamiljarin./top-channel.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *