Një plazh i veçantë në Karaibe, më konkretisht në shtetin Turks & Caicos, është shpallur si më i miri në botë për vitin 2018 nga “TripAdvisor”.
Gjiri “Grace” në Providenciales doli në krye të përzgjedhjes gjatë ceremonisë për vlerësimin e plazhit më të mirë nga udhëtarët, duke mposhtur kështu plazhet në Brazil, Kubë dhe Spanjë.
Plazhi më i vlerësuar në Britaninë e Madhe është ai në Bournemouth, ndërsa në SHBA, vendin e parë e mban “Clearwater” në Florida. Në Australi, plazhi më i mirë është përzgjedhur “Manly”.
Kurorën e “mbretëreshës” së plazheve në Europë e mban “La Concha”, në San Sebastian të Spanjës.
“TripAdvisor” njofton renditjen e plazheve më të mira çdo vit, e vlerësimi bazohet në aspekte cilësore e sasiore, sipas vlerësimeve që kanë dhënë vet udhëtarët gjatë periudhës 12-mujore të fundit.
Ndiqni 25 plazhet më të mira për këtë vit në botë, në fotogaleri./top-channel.tv/
25. White Beach, Malay, Philippines
24. Punta Uva Beach, Costa Rica
23. Nungwi Beach, Zanzibar, Tanzania
22. Sharm El Luli, Egypt
21. Spiaggia dei Conigli, Lampedusa, Italy
20. Galapagos Islands
19. Kleopatra Beach, Alanya, Turkey
18. Agonda Beach, Goa, India
17. Santa Monica State Beach, California, USA
16. Manly Beach, Sydney, Australia
15. Anse Lazio, Praslin Island, Seychelles
14. Bournemouth Beach, Dorset, UK
13. Fig Tree Bay, Protaras, Cyprus
12. Falesia Beach, Albufeira, Portugal
11. Elafonissi Beach, Crete, Greece
10. Playa Norte, Isla Mujeres, Mexico
9. Bavaro Beach, Dominican Republic
8. Seven Mile Beach, Negril, Jamaica
7. Clearwater Beach, Florida, USA
6. La Concha Beach, San Sebastian, Spain
5. Seven Mile Beach, Cayman Islands
4. Eagle Beach, Aruba, Caribbean
3. Varadero Beach, Cuba
2. Baia do Sancho, Fernando de Noronha, Brazil
1. Grace Bay, Providenciales, Turks and Caicos