Aktorja e “Agent 007” pozon për Playboy në moshën 67 vjeçare

Aktorja e “Agent 007” pozon për Playboy në moshën 67 vjeçare

Bëhet fjalë për Jane Seymour, e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar disa foto me të brendshme.

Aktorja britanike tregoi historinë e saj në revistë, duke prekur gjithashtu temën e ngacmimeve seksuale në botën e kinematografisë, si dhe zbuloi edhe momentin kur ajo pësoi abuzim.

Një bukuri pa kohë. Joyce Penelope Wilhelmina Frankenberg, për të gjithë Jane Seymour, është shfaqur në formë të mirë, e veshur me të brendshme femrash rozë ndërsa shtrihet në shtratin e saj në Malibu.

Ndër rolet e tjera të karrierës të Seymour përmendim “Bond girl”, “Agent 007 – Vivi dhe Lets Die” me Roger Moore.

Gjatë intervistës së saj, Jane pranoi se ndihej shumë më sexy tani që është afër 70 viteve, në krahasim me moshën e saj të rinisë.

Aktorja gjithashtu gjatë intervistës së saj rrëfeu edhe një episod në të cilin ajo u sulmua seksualisht nga një regjizor në vitin 1972.

“Unë shkova në shtëpinë e tij duke pritur për të parë njerëz të tjerë atje. Askush nuk ishte aty, ai u ul pranë meje dhe më tha,” Epo, i kam thënë të gjithëve se jeni e përkryer për filmin tim, ti je thjesht e përsosur . Unë bëra pjesën time dhe tani është rradha juaj, ti e di atë që duhet të bësh.”- rrëfeu ajo.

“Jo, nuk e di”, u përgjigja. “Dhe ai e vuri dorën tek këmbët e mia, ndërkohë që menjëherë u ngrita nga ai shtrat, nuk kisha tjetër zgjedhje, por të ngrihesha dhe të thoja:” Të lutem, më ndihmo të shkoj në shtëpi “.

“Pastaj- vazhdoi Seymour – ai më vuri në një makinë dhe më tha, “Nëse dikush e di që keni ardhur këtu, nëse ndonjëherë i thoni dikujt, ju garantoj se kurrë nuk do të punoni në botën e kinematografisë”./top -channel.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *