Ministri i Ekonomisë dhe zëvendës shefi i USAID-it nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Ministri i Ekonomisë dhe zëvendës shefi i USAID-it nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Ministria e Ekonomisë dhe Projekti i USAID-it për Zhvillimin e Mjedisit të Biznesit sot nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi për përfshirjen e sektorit privat në zhvillimin ekonomik lokal. Qëllimi i këtij partneriteti është që të krijojë kushte më të mira për pjesëmarrjen e kompanive në procesin e zhvillimit ekonomik lokal përmes nismave që sjellin përfitime për kompanitë, por edhe për mjedisin më të gjerë të biznesit. Projekti, mundëson aktivitete për të cilat janë ndarë 500,000 dolarë amerikanë, me qëllim përfshirjen e sektorit privat në zhvillimin ekonomik lokal, ndërsa Ministria e Ekonomisë do të bashkëpunojë përmes një fushate kombëtare për të inkurajuar këtë pjesëmarrje të kompanive.

Ministri Bekteshi në konferencën për shtyp të organizuar me këtë rast, theksoi se ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë një grup i posaçëm i programeve të Ministrisë së Ekonomisë, i cili mbështetet rregullisht dhe që nga ky vit kjo mbështetje është shumë më e madhe dhe më e larmishme.

Ministri Bekteshi theksoi se: ‘Me të njëjtin qëllim si Qeveri, krijuam edhe Planin e Rritjes Ekonomike me tri masa mbështetëse financiare: për investime, për konkurrencë dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe inovacionet,ndërsa Ministria e Ekonomisë ka hartuar  dhe propozuar  Ligjin për mbështetje financiare për investime, e cila pritet të rrisë investimet private dhe punësimin, efikasitetin, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat, si dhe rritjen e eksportit  dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal. Me projektin e sotëm vazhdojmë të njëjtin drejtim – për të nxitur kompanitë kryesore për të investuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal përmes zhvillimit të lidhjeve me furnizuesit ekzistues vendas, si dhe për të ndihmuar në përfshirjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në zinxhirët e furnizimit, fuqinë e përbashkët zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve’ tha Bekteshi.

Zëvendës Shefi i Byrosë së USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, i cili është në një vizitë zyrtare në Maqedoni, ishte i pranishëm në nënshkrimin e këtij Memorandumi Mirëkuptimi. Në fjalën e tij, ai tha: “Me iniciativat si projekti për zhvillimin e ekosistemit te  bizneset, dhe partneriteteve si kjo që kemi vendosur sot, zëvendësojmë modelin tradicional të ndihmës për zhvillim,  me një qasje që njeh dhe shfrytëzon potencialin e sektorit privat të Maqedonisë,  për të lëvizur zhvillimin duke krijuar vende pune, rritje ekonomike dhe përgjegjësi shoqërore të korporatave”.

Përfaqësuesi i USAID-it në Maqedoni, David Ateberi theksoi rëndësinë e sektorit privat në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik:  “Ky është lloji i zhvillimit të strategjisë së investimeve, ndërsa projekti ynë dhe Ministria e Ekonomisë do të promovojnë inkurajimin e kompanive që të investojnë në zhvillimin e zinxhirëve të furnizimit dhe fuqinë punëtore, por jo për arsye altruiste, por për të mbështetur rritjen e tyre.  Përgjegjësia strategjike e shoqërore e korporatave nuk është një mundësi për PR të mirë, por është e dobishme në kuptimin e biznesit. Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, ne do të përpiqemi të promovojmër këtë qasje zhvillimore në të gjithë vendin, duke mbështetur angazhimin e sektorit privat për rritjen e tyre dhe për  të mirën më të madhe të vendit”.

Projekti për zhvillimi i një ekosistemi biznesi, për të cilin janë ndarë 6.2 milion dollarë, për katër vitet e ardhshme, ndër të tjera, do të ndihmojë në krijimin e 5.750 vendeve të reja të punës./aktuale.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *