Kylie Jenner shkatërron Snapchatin: Kompania humb miliarda dollarë pas këtij postimi të saj

Kylie Jenner shkatërron Snapchatin: Kompania humb miliarda dollarë pas këtij postimi të saj

Dikur ajo ishte Mbretëresha e Snapchatit, personazhi më i ndjekur në këtë aplikacion ku çdo minutë të ditës bënte postime. Por Kylie Jenner-it i ka ardhur në majë të hundës pas ndryshimeve që kanë ndodhur në këtë aplikacion.

Kylie ka bërë së fundmi një postim që i ka sjellë humbje drastike Snapchatit.

“Ka ndonjë që nuk e hap më Snapchat-in? Apo vetëm unë…sa keq”, shkruan Kylie.
Pas këtij postimi Snapchat ka humbur 1.3 miliardë dollarë dhe mbi 1 milion njerëz kanë plotësuar peticionin që kërkon rikthimin e Snapchatit të mëparshëm. /xing.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *