10 këshilla se si ta organizoni më mirë jetën tuaj

10 këshilla se si ta organizoni më mirë jetën tuaj

Nuk ka asgjë të keqe nëse ke një kaos të vogël në jetën tënde të përditshme.

Ashtu siç ka thënë Albert Ajnshtajni:

“Ka tre rregulla për çdo gjë: Në rrëmujë ju gjeni thjeshtësi, gjeni harmoni në mosmarrëveshje, në mes të çdo vështirësie qëndron mundësia”.

Sfidat e papritura na bëjnë më të fortë, kështu që ne nuk duhet t’i shmangim ato.

Gjithmonë mbani në mend këshilla të mëposhtme që do t’ju ndihmojnë ose do t’ju kthejnë në rrugën e duhur.

1. Përgatituni mentalisht për ndryshim, duke imagjinuar veten se si dukeni të përsosur

Çfarë admironi më shumë? Cila është ideja juaj për veten në të ardhmen? Çfarë doni të bëheni? Vizualizoni veten dhe punoni në atë drejtim.

2. Kuptoni se gjërat e papritura në jetë mund të jenë një gjë e këndshme

Dalai Lama njëherë tha:

“Mos harroni se në qoftë se nuk merrni atë që doni ndonjëherë është një goditje e mrekullueshme për lumturinë”.

3. Zvogloni konsumin e alkoolit, duhanit dhe gjërat e tjera të dëmshme.

Trup i shëndetshëm, mendje e shëndetshme. Ju do të ndjeheni më mirë dhe më të rehatshëm në trupin tuaj, dhe ju mund të investoni paratë tuaja të kursyera në diçka që keni dëshiruar gjatë.

4. Largoni të gjitha gjërat negtive nga jeta juaj

Nëse keni miq të cilët me të vërtetë e dinë se si të prishin disponimin tuaj ose keni punë që nuk ju përmbush dhe ju bën nervoz,  atëherë është me të vërtetë koha për një ndryshim.

5. Pazarin bëni njëherazi, në ditën që ju mendoni se është e përshtatshme 

Bëni një listë, përcaktoni buxhetin dhe zgjidhni ditën. Bëni këtë një shprehi që do ta zbatoni rregullisht/

6. Filloni ditën me një filxhan kafe në mëngjes dhe bëni një listë të angazhimeve për ditën

Planifikimi i ditës mund ta bëjë më të lehtë për ju të kontrolloni kohën.

7. Çdo ditë, ndani kohë për veten 

Duke kaluar një pjesë të ditës në heshtje, i jepni hapsirë vetes të pushoni dhe të bëni gjërat me radhë

8. Mësoni nga gabimet në të kaluarën

Gjithkush në jetë bën gabime. Sidoqoftë, ne duhet të nxjerrim maksimumin prej tyre, sepse shumë gjëra të mira dhe udhëzuese mund të dalin prej tyre.

9. Mos ju shmangni bisedave të rënda

Merreni me problemet direkt dhe mos i lini ata të zgjatin për një kohë të gjatë. Kjo metodë do të reduktojë në mënyrë të besueshme tensionin dhe shqetësimin e të gjithë të përfshirëve.

10. Caktoni takime me një këshilltar profesional për problemet që hasni

Shumë njerëz po luftojnë me probleme që i trullosin ata dhe mbartin bagazhe të panevojshme me emocione negative kudo. Këshilltari profesional do t’ju ndihmojë të kapërceni saktë dhe në mënyrë të qartë problemet dhe do t’ju udhëheqë në rrugën e duhur./bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *