Shokohet Arsnenali para ndeshjes me Milanin

Shokohet Arsnenali para ndeshjes me Milanin

Sulmuesi i ri i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang, nuk do të ketë të drejtë të luajë në garat Evropiane, pasi që ai ishte inkuadruar për Dordmundin në fazën e kualifikimit në grupe me Drotmundin.

Kështu, Arsenal nuk do të mund të llogaritë në shërbimet sulmuesit të Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang në ndeshjen që do ta zhvillojë me Milanin me 8 mars në San Siro, shkruan ORAinfo.

Arsenal kishte shpresuar se nënshkrimi i tyre prej 56 milionë funte në janar do të jetë një ‘armë’ e fortë për të luftuar në garën e Europa League.

Aubameyang nuk do të mund të luaj me Arsnelain në këtë garë sivjet pasi që ish klubi i tij Dortmund u eliminua nga fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve për të luajtur ne Europa League.

Lajmet e këqija për Arsenalin nuk kanë të ndalur.

As sulmuesi tjetër i Arsnelait Alexandre Lacazette nuk do të mund të paraqitet kundër Milanit, pasi që francezi i është nënshtruar një operacioni në gju.

Burimi:/ORAinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *