VETTEL: 7 TITUJ SI SCHUMACHER? ËNDRRA IME

VETTEL: 7 TITUJ SI SCHUMACHER? ËNDRRA IME

Fitorja në Çmimin e Madh të Bahreinit ka rritur akoma më shumë moralin e Sebastian Vettel në sezonin e ri të Formula 1.

Piloti gjerman i Ferrarit, i cili në pistën e Sakhirit zhvilloi garën e 200 në karrierë, në një intervistë për Sky tregoi për objektivat dhe shpresat e tij, ku përmendi edhe mitikun Michael Schumacher

“Ndihem i ri dhe e adhuroj garimin. Më pëlqen të hyj në makinë, ta drejtoj atë, adhuroj atë çfarë ndjej kur jam në timon, sidomos në gara. Në fillim të ditës së çdo Çmimi të Madh jam shumë i emocionuar dhe e gjithë kjo është pjesë e jetës sime”, deklaroi Vettel.

Përsa i përket të ardhmes, gjermani u shpreh se nuk është shumë i interesuar në thyerjen e rekordeve: “Nuk besoj se do të jem në gjendje që të thyej rekordin absolut për numrin e garave të zhvilluara. 122 gara janë shumë, që do të thotë se do të duhet të jem në pista edhe për 6 vjet të tjerë, por mund të them se këto 10 vjet kanë kaluar pa u ndjerë. Kur bën diçka që të pëlqen, koha fluturon pa e kuptuar. Rekordet nuk është se më interesojnë shumë. Më shumë mendoj për atë të Schumacher me 7 tituj botërorë. Përsa i përket shifrës së 91 fitoreve, është një shifër që më duket e pamundur për t’u arritur”. /rtv 21/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *