Me të përfunduar ky sezon, Juventusi është aktivizuar menjëherë për transferimet e reja.
‘Zonja e Vjetër’ nuk dëshiron që të humbet kohë me transferimet e reja për sezonin e ri, andaj ka filluar të punoj menjëherë për realizimin e tyre.
Sipas mediave italiane, Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Emre Canin, mirëpo është shumë afër që ta mbyll edhe transferimin e Matteo Darmianit nga Manchester United.
Mbrojtësi italian nuk po preferohet nga Jose Mourinho, andaj torinasit i duan shërbimet e tij për sezonin e ri.
/orainfo.net/