Scott Disick e ka harruar Kourtney Kardashian

Scott Disick e ka harruar Kourtney Kardashian

Scott Disick më në fund e ka harruar ish të dashurën e tij, Kourtney Kardashian.

Pasi u ndanë zyrtarisht në vitin 2015 pas nëntë vjetësh lidhje, Disick dhe Kardashian kanë vazhduar me jetën e tyre.

Disick është në lidhje me 19 vjeçaren Sofia Richie derisa Kardashian është me Younes Bendjima.

 

Në ndërkohë, një burim pranë tyre ka thënë për revistën “People” se Disick dhe Kardashian që janë prindër të tre fëmijëve kanë një marrëdhënie të mirë mes vete.

“Scott dhe Kourtney kanë marrëdhënie më të mirë mes vete. Ai ishte shumë “i varur” dhe i dhënë pas Kourtney prandaj me çdo kusht donte që lidhja e tyre të vazhdonte por më në fund e ka kuptuar faktin se ajo ka ecur tutje dhe se gjithçka mes tyre ka marrë fund”.

Ish-çifti kanë tre fëmijë, djemtë Mason (8), Reign (3) dhe vajzën Penelope (5).

Bashkë me përmirësimin e marrëdhënies me ish të dashurën e tij, ky burim thotë se Disick nuk është më aktiv në jetën e natës ashtu si ishte.

“Ai nuk po shkon në klubet e natës ashtu si bënte deri një vit më parë, duket se është në një gjendje më të mirë psikologjike. Të gjithë në familje janë të lumtur me faktin se si Disick ka ecur me jetën e tij së fundmi”, ka shtuar ky burim.

Disick është parë së fundmi duke festuar ditëlindjen e tij të 35-të me Richie në St.Barts së bashku edhe me fëmijët e tij.

 

Çifti janë në lidhje qysh nga muaji shtator i vitit të kaluar.

“Scott dhe Sofia kanë një lidhje dashurie shumë të mirë dhe duken shumë të lumtur së bashku”, ka thënë burimi i njëjtë.

Në ndërkohë, në muajt e fundit, duket se lidhja e tyre është bërë edhe më serioze pasi Richie është parë duke kaluar shumë më shumë kohë me fëmijët e të dashurit të saj.

Më herët, një burim kishte thënë për revistën People se Kardashian ka besim që të lërë fëmijët e saj me Richie.

/klan kosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *