Zinedine Zidane mendon se ka ardhur koha për ndryshime te skuadra e Real Madridit.
Zinedine Zidane ka shpjeguar detajisht vendimin e tij për largim nga posti i trajnerit të Real Madridit.
Zidane ka vendosur të ndahet me “Los Blancos” pas tri sezoneve plot suksese me ekipin nga Santiago Bernabeu.
“Ekipi ka nevojë për diskurse dhe metodologji të re të punës”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.
“E dua shumë këtë klub dhe i jam gjithmonë mirënjohës. Por, duhet të ndryshojmë”, theksoi Zizou. /Lajmi.net/