Historia e padegjuar e Buffonit: Mendova se do të vdisja, isha duke..

Historia e padegjuar e Buffonit: Mendova se do të vdisja, isha duke..

Xhixhi Bufon është një nga legjendat e futbollit, i cili ka arritur shumë suksese në botën e futbollit. Por pavarësisht këtyre, portieri italian tregon se ka kaluar një periudhë tepër të vështirë në jetën e tij. Bëhet fjalë për sezonin 2004-2005, ku Bufon ka vuajtur nga depresioni dhe në një fragment të librit “Demoni” tregon se në atë periudhë mendoi se do të vdiste dhe se kishte humbur gëzimin e të jetuarit.

“Askush nuk e dinte situatën time dhe kjo më bëri që të ndihesha edhe më shumë i vetmuar. Zemra më godiste dhe fryma po më vështirësohej gjithmonë e më tepër. Unë mendova se do të vdisja, edhe pse e dija se kjo nuk do të ndodhte. E kisha humbur gëzimin e të jetuarit, ndërsa isha duke përjetuar depresionin.

Nuk kam për ta harruar kurrë një ndeshje të veçantë kampionati kundër Rexhinës në shtëpi. Gjatë gjithë ndeshjes kisha sulm të fortë të panikut, por vendosa të mos dorëzohesha duke i thënë vetes: “Nëse heq dorë tani, atëherë do të jesh gjithmonë në telashe”.

Menjëherë pas këtij momenti, kam bërë një pritje fantastike dhe aty kam ndierë emocione të jashtëzakonshme dhe të pakontrollueshme. Atëherë i shtroja vetes shumë pyetje: “Përse më ndodh mua kjo? Pse unë?… Por unë nuk jam i bukur, i pasur apo i famshëm”. /panorama.com.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *