Ministria e Shëndetësisë, kërkesë për punësimin e 17 logopedëve, katër shqiptarë

Ministria e Shëndetësisë, kërkesë për punësimin e 17 logopedëve, katër shqiptarë

Organizohemi, është i rëndësishëm organizimi, i ndajmë punët gjendemi në njëfarë mënyre. Shqiptarë do të na duhen 4 logopedë dhe një defektolog. Ata do të jenë të shpërndarë nëpër reparte. Njëri do të jetë në repartin për dëgjim, tjetri për të folur 2 do jenë në tretmanin intenziv të fëmijëve dhe një shqiptarë do na duhet për në Ambulancën e logopedisë në Çair – deklaroi Silvana Filipova, Drejtore e “Entit për rehabilitim të të dëgjuarit dhe të folurit”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ky kuadër do të fillojë me punë në momentin kur ministria e Financave do të jep pëlqimin për punësim, ndërkohë paralajmëroi ndërtimin e një Qendre të re për trajtimin e fëmijëve me autizëm.

Dorëzuam kërkesë deri te Ministria e Financave për punësimin e 17 defektologëve, një pjesë e tyre do të jenë shqiptarë. Vazhdojmë edhe me projekt të ri për autizëm, i cili mbështetet nga ushtria amerikane projekt i cili ka filluar para disa muajsh në lagjen Tophanë. Gjithë ekipi adekuat i Entit për rehabilitimin e të folurit, është i kyçur në grupin e punës i cili i verifikon kuadrin dhe trajnimin e tyre për të punuar në Qendrën e re – Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Shoqata e Logopedëve shqiptarë për vite me radhë kërkon punësimin e kuadrit profesionist të cilët do t’i trajnojnë fëmijët shqiptarë në gjuhën e tyre amtarë. Në mungesë të tyre, fëmijët shqiptarë detyrohen që ushtrimet t’i kryejnë në maqedonisht, gjë e cila vështirëson përmirësimin e gjendjes së tyre. Ndryshe, për vite të tëra ky Institucion nuk ka hapë konkurs për punësime.

Vjollca Aliti /alsat m/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *