Thirrje për aplikim për ekspertë të jashtëm

Thirrje për aplikim për ekspertë të jashtëm

Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse për organizimin e procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendeve vakante në institucionet e administratës shtetërore, krijon Komitetet e Pranimit, të cilat kryejnë vlerësimin e kandidatëve pjesëmarrës në këto procedura.

Sa më sipër, në zbatim të pikës 5, të Kreut III, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe pikës 10, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, DAP

NJOFTON

Hapjen e aplikimeve për ekspertë të jashtëm në fushën e:

ü  Shkencave Juridike

ü  Shkencave Ekonomike

ü  Prokurimeve publike/Koncesioneve/Partneritetit Publik Privat

ü  Auditimit

ü  Shkencave Mjedisore

ü  Shkencave të Natyrës

ü  Hartimit ose menaxhimit të projekteve

ü  Planifikimit strategjik

ü  Sigurisë së përgjithshme të produktit (në veçanti sigurisë ushqimore)

ü  Shkencave mjekësore

ü  Integrimit evropian

ü  Shkencave Inxhinierike

Detyrat

Në kuadër të angazhimit në përbërje të Komiteteve të Pranimit, eksperti duhet:

  1. Të japë kontributin e tij në përgatitjen e pyetjeve për testimin e fushës së njohurive, të aftësive dhe të cilësive të kërkuara për pozicionin/pozicionet vakant/e;
  2. Të propozojë pyetje në kuadër të intervistës së strukturuar me gojë;
  3. Të marrë pjesë në shqyrtimin e ankesave të paraqitura nga kandidatët;
  4. Të jetë objektiv, i paanshëm dhe profesional gjatë procesit të vlerësimit.

Kriteret e kërkuara

Aplikantët duhet të plotësojnë një nga kriteret e mëposhtme:

  •        Të jenë aktualisht prej jo më pak se 5 vitesh pa shkëputje në detyrën e pedagogut (të brendshëm ose të jashtëm) në një nga universitetet publike/private,
  •        Të kenë të paktën 5 vjet përvojë si ekspertë të licensuar të fushave të sipërpërmendura ose ekspertë që vijnë nga profesionet e rregulluara;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. CV
  2. Fotokopje të diplomës;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Dokumentacioni i mësipërm duhet të dërgohet vetëm në rrugë postare në adresën:

Departamenti i Administratës Publike
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”
Tiranë

Krahas dërgimit të dokumentacionit si më sipër, të gjithë të interesuarit duhet të regjistrojnë online të dhënat përkatëse në link si më poshtë: 

https://goo.gl/forms/ho4UiqeWJTCmLpMB2

Të tjera

Shpërblimi për angazhimin në këtë veprimtari rregullohet sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, dhe nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

Përzgjedhja dhe komunikimi me aplikantët

Seleksionimi i kandidaturave do të kryhet nga Departamenti i Administratës Publike. Vetëm kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen.

 

/mundesi.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *