18-vjeçarja nga Elbasani, TrejsiSejdini, është shpallur mbrëmjen e sotme Miss Universe Albania 2018.
Pas një gare të fortë që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. E ftuar e në emisionin “Vizion i Pasdites”, ku ka folur se është e dashuruar pas modelingut.
“Jam thjesht 18 vjeç, një moshë shumë e brishtë dhe e vogël për të qenë një person me shumë eksperienca jete.
Studioj në shkollë, kaloj kohën time të lirë në një kurs ku mund të mësoj diçka më tepër për shkollën. E kam dashuruar modelingun që në fëmijëri.
Shqipëria nuk është një vend që të jepet mundësi e mirë për të qenë modele kështu që mendova Miss Universe Albania është mundësia më e mirë për të vazhduar karrierën jashtë.
Miss është një femër më e brishtë, krenare sesa një modele të cilat janë pak të hedhura. Edhe unë kam qenë e hedhur deri para pak kohësh se mosha bën të vetën dhe kemi bërë gabime në mënyrën sesi i kemi përdor fotot, por në Shqipëri po nuk u kritikove një çik…”, u shpreh Trejsi. /albeu.com/