Seminar për gazetarë nga Evropa Qendrore dhe Lindore 2018++
Gazetarët shqiptarë mund të aplikojnë për të marrë pjesë në Seminarin për gazetarë nga Evropa Qendrore dhe Lindore në Leipzig nga data 3 deri 14 shtator 2018! Seminari ofron njohuri mbi strukturat dhe mënyra e punës në televizion, radio, median e shkruar dhe online në sistemin dual mediatik në Republikën Federale Gjermane. Për këtë seminar mund të aplikojnë gazetarë të cilët në momentin e aplikimit nuk janë mbi 40 vjeç. Kusht është përvoja e punës në media dhe njohuri të mira të gjuhës gjermane. Shpenzimet e udhëtimit, ushqimi dhe strehimi do mbulohen nga Fondacioni Sakson për Kualifikimin e Medias.
Afati i fundit i aplikimit është dt. 27 korrik 2018.
Më shumë informacion mbi aplikimin dhe programin mund të gjeni këtu: www.ssm-seminar.de
/mundesi.al/