Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të suksesshëm në vendin tonë dhe rrjedhimisht dhe më i dashuri për publikun shqiptar.
Ai së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e tij me reperin Noizy që është kthyer në një hit.
Ditën e sotme Albani ka zbuluar se këtë periudhë është shumë i angazhuar dhe i mbushur me punë dhe kjo pasi shumë shpejt do të publikojë këngën e tij të radhës.
Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram ku ka lajmëruar fansat për këngën e re. Mirëpo vëmendjen e tyre e ka marrë komenti epik i Miriamit.
“Gati për këngën e re dhe pastajjjjjj më në fund për pushimeeee”, ka shkruar ajo duke zbuluar se mezi po pret që Albani të mbarojë punën që të nisin dhe ata pushimet verore.
/lexo.al/