Eleni Foureira koncert në Tiranë, ja kur pritet të mbahet recitali

Eleni Foureira koncert në Tiranë, ja kur pritet të mbahet recitali

Eleni Foureira ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere do të mbajë një koncert në kryeqytetin e Shqipërisë.

Këngëtarja shqiptare e ka publikuar listën me datat e koncerteve të saja për turneun veror, ndërsa një prej destinacioneve është edhe Tirana.

Eleni, e cila ka lindur në Fier të Shqipërisë, ishte një prej tre shqiptarëve që ishin pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit.

Në Festivalin Evropian të këngës, ajo e përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, ndërsa ishte shumë pranë që ta fitonte garën.

Foureira (me 436 pikë) ishte konkurrente e drejtpërdrejtë për ta fituar festivalin, mirëpo mbeti prapa përfaqësueses së Izraelit, Netta, e cila triumfoi.

Eleni që si fëmijë u largua për në Greqi së bashku me familjen, vend i cili do t’i hapte dyert e suksesit, duke u shndërruar në një ndër këngëtaret më të mira të muzikës pop të atij vendi.

Megjithatë, ishte Qiproja vendi që e zgjodhi për ta përfaqësuar në Eurovision, ndërsa bërja e simbolit të shqiponjës me duar kishte nxitur reagime në Greqi.

/www.almakos.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *