Të dashurit të këngëtares shqiptare i vjedhin 787 mijë dollarë në Rusi

Të dashurit të këngëtares shqiptare i vjedhin 787 mijë dollarë në Rusi

Këngëtarit kolumbian, Juan LuisLondono, i njohur si Maluma i kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 787 mijë dollarë në Moskë.

Ai përflitet se është i lidhur me Bebe Rexhën.

“Qytetari kolumbian Juan LuisLondono paraqiti një raport të policisë në lidhje me një grabitje që u zhvillua në suitën e tij në hotelin ‘Four Seasons’ në Moskë. Në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, disa Rolex, Hublot, Patek Philippe dhe orët Audemars Piguet, si dhe një kuletë” ka thanë një burim i brendshëm për TASS.

Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik.

Pas grabitjes, hajduti u arratis. Policia ruse ka filluar procedurën penale nën nenin “Vjedhje” të Kodit Penal Rus.

/tetovanews.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *