Maska me kafe, e duhura për një fytyrë të shkëlqyeshme

Maska me kafe, e duhura për një fytyrë të shkëlqyeshme

Kafja shpesh cilësohet shumë e dobishme për shëndetin tonë, gjithashtu ajo ka një rol të rëndësishëm dhe në mirëmbajtjen e fytyrës sonë.

Mjafton që ju të keni një lugë llum kafe, 1 lugë vaj ulliri dhe disa pika limoni.Për përgatitjen e kësaj maske është e nevojshme që pasi të keni pirë kafen turke pjesën e fundit të saj mos e pini dhe merrni pjesën e trashë që ngelet në fund. Hidheni në një enë dhe shtoni vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Përziejini mirë përbërësit derisa të formohet një masë homogjene më pas aplikojeni në fytyrë për 5 minuta. Lajeni fytyrën dhe do të shikoni se fytyra juaj do të jetë e shkëlqyeshme dhe e butë, kjo është një maskë e cila përdore një herë në javë. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *