Çfarë vere është duke na pritur këtë vit – më shumë shi dhe jo temperatura të nxehta?!

Çfarë vere është duke na pritur këtë vit – më shumë shi dhe jo temperatura të nxehta?!

Ndoshta nuk do të ketë temperatura aq të larta sa ne jemi mësuar me periudhën verore, megjithatë, parashikimet afatgjate tregojnë se ky korrik do të jetë me diell dhe i ngrohtë.

Edhe pse parashikimet afatgjata nuk mund të japin të dhëna të sakta, ato përsëri njoftojnë se pas kësaj jave, që i ngjanë më shumë vjeshtës dhe jo verës, mund të shpresojmë për temperatura që i ngjasojnë periudhës së vitit.

Meteorologët thonë se nuk do të ketë temperatura jashtëzakonisht të larta. Në gjysmën e parë të korrikut, maksimumi do të jetë rreth 30 gradë, që është pak më poshtë mesatares për këtë vit.

Në gjysmën e dytë të këtij muaji, temperaturat do të jenë brenda mesatares dhe do të shkojnë rreth 33 gradë.
Megjithëse është e vështirë të japësh një parashikim për një periudhë kaq të gjatë kohore, parashikuesit e motit shpallin shi në javën e fundit të korrikut dhe fillim të gushtit.

Nëse udhëhiqeni nga ky parashikim dhe planifikoni një pushim vjetor, duket e përshtatshme diku në javën e dytë të gushtit kur do të kemi të nxehtë të vërtetë dhe temperatura që do të arrijnë rreth 40 gradë në disa vende në të gjithë Maqedoninë.

Nëse mund të japim një  përfundim bazuar në këto të dhëna, këtë vit na pret një verë me më  shumë shi se zakonisht dhe temperaturat që janë brenda mesatares, pa ndonjë nxehtësi ekstreme.

Por këto janë parashikime afatgjata dhe meteorologët rregullisht thonë se duhet të merren me rezervë, sepse është shumë e vështirë të parashikohet se çfarë kohe do të kemi për disa muaj e jo vetëm për disa ditë.

/skopjeinfo.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *