Diplomati gjerman mbron Xhakën dhe Shaqirin: Shqiponja, njësoj si flamuri!

Diplomati gjerman mbron Xhakën dhe Shaqirin: Shqiponja, njësoj si flamuri!

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, i ka dalë në mbrojtje futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e tyre duke bërë shqiponjën dhe për këtë Reicher ka reaguar duke thënë: “Unë nuk arrij të kuptoj pse dikush ofendohet për shkak se dy lojtarë të Zvicrës e kanë bërë shqiponjën shqiptare pas golave të tyre. Shqiponja dykranare është simbol i flamurit shqiptar dhe i disa flamujve të tjerë. Ta bësh këtë shenjë nuk është asgjë më ndryshe sesa ta shfaqësh flamurin. Dhe flamujt shfaqen në çdo ndeshje ndërkombëtare”, është shprehur ish-ambasadori gjermane në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

“S’ka asgjë të keqe në shfaqjen e krenarisë me vendin tënd ose me origjinën tënde”, ka përfunduar diplomati, shkruajnë mediat vendore.

Zvicra mundi Serbinë me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, derisa festa e tyre me shqiponjë ka ngritur një debat të gjerë.

/javanews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *