Irina Shayk na shokoi fare me pamjen e re, nuk njihet

Irina Shayk na shokoi fare me pamjen e re, nuk njihet

Supermodelja Irina Shayk na ka shokuar me look-un e saj të ri. Rusja ka vendosur papritur të presë flokët shkurt. Gjatë Javës së Modës së meshkujve në Milano, 32-vjeçarja është shfaqur me flokët e prera shkurt dhe me baluke. Irina gjithmonë ka preferuar flokët e gjata dhe ky ndryshim në pamjen e saj nuk pritej.

Gjithsesi, një vajzë aq e bukur sa Irina, çfarë do lloj ndryshimi të bëjë sërish do të duket yll. Irina në fakt përveç se ka ndryshuar look-un e saj, në këtë eveniment të rëndësishëm të modës për meshkuj është shfaqur e veshur serioze me një kostum të zi dhe dukej mjaft në formë.  Irina është mami i një vajze 1-vjeçare, edhe pse nuk e reflekton aspak në trup që ka lindur një fëmijë! Sa zili…

/classlifestyle.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *