Një grup zjarrfikësish po përpiqeshin të rrëzonin një pemë dhe dukej sikur po mundoheshin shumë.
Për fat të mirë, një qen i cili po kalonte rastësisht me pronarin e tij vendosi t’iu ndihmonte atyre dhe të bashkohej në përpjekjet e tyre për të rrëzuar pemën.
Zjarrfikësit ishin duke tërhequr një litar i cili ishte i lidhur shumë fortë rreth një peme, por shihej se pema vështirë të lëvizte përkundër përpjekjeve të tyre.
Kur qeni e pa pjesën e fundit të litarit, vendosi të kontribonte me forcën e tij. Mund të shihet edhe në video se si pronari përpiqet të tërheq qenin e tij nga aty, por pa dobi, këmbëngulja e tij ishte shumë e madhe.
Ata nuk mund të ndalonin së qeshuri kur panë këtë gjë por gjithsesi ata vazhduan me përpjekjet e tyre për ta rrëzuar pemën poshtë dhe gjithashtu lejuan qenin të ju ndihmonte atyre. Shikoni videon më poshtë:
Fire Fighter Dog Helps Pull Rope
When these firefighters got together to pull a rope, they had a little help from a very strong pup…😆💖Credit: JukinVideo
Posted by NTD Television on Tuesday, 17 April 2018
/en.goodtimes.my/