Përcaktohen çiftet e para të 1/8-ave të Kupës së Botës

Përcaktohen çiftet e para të 1/8-ave të Kupës së Botës

Janë mbyllur llogaritë dhe për Grupin B në Kupën e Botës. 

Spanja në ndeshjen e fundit u përball me Marokun, me të cilin barazoi një sfidë dramatike që përfundoi me rezultatin 2-2. Po ashtu dhe skuadra e Portugalisë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Iranin.

Në përfundim të këtyre ndeshjeve u mbyll dhe faza e tretë dhe u kualifikuan Portugalia dhe Spanja.

Me këtë rënditje ku Spanja udhëheq grupin në fazën e ardhshme, kundërshtar do të ketë organizatorët e turneut, Rusinë.
Ndërsa Portugalia do të ndeshet me vendin e parë të Grupit A, që është Uruguai.

/albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *