Pa marrë parasysh në atë se sa tesha posedojmë, nganjëherë ndodh që të mbetemi pa frymëzim në atë se cfarë mund të veshim. Për këtë shkak, sot ne ju paraqesim një blogere braziliane, Lala Noleto, Instagram profili i të cilës mund të ju frymëzoj në çdo veshje.
Ajo është një nga personalitetet më me ndikim të rrjeteve sociale në Brazil, ka mbi një milion pasues. Fotot dhe kombinimet e modës i publikon zakonisht në Instagram, ndërsa blogu në të cilin punon përfshin njoftimet e sponsorizuara dhe kombinimet e blogerëve të tjerë.
Dy vjet më parë ajo u martua, dhe për martesën raportuan edhe mediat vendase, veçanërisht sepse aty morën pjesë të famshëm nga bota e modës si dhe blogerë të njohur nuk munguan gjithashtu.
Në të njejtën kohë ajo ka edhe kanalin e vet të YouTube, i cili nuk është aq aktiv tani, por ofron këshilla për bukurinë ose për ndarjen e përvojës nga udhëtimet e saj.
Përveç kësaj, ne do t’ju prezantojmë disa nga kombinimet e saj të modës që ne besojmë se do t’ju japin një ide se si të visheni, nëse preferoni një stil biznesi, të thjeshtë ose elegant:
/fashionel.mk/