Mascara e parë 3D nga Chanel

Mascara e parë 3D nga Chanel

Me furçën e parë 3D të prodhuar, Chanel çon në një nivel tjetër hulumtimin dhe inovacionin në fushën e kozmetikës.

Pas partneritetit me kompani të ndryshme inovative, Chanel Parfums Beauté u kthye në një kompani tjetër franceze me specialitet në printimin 3D: FABRIKEN ERPRO 3D. Që në vitin 2001, CHANEL njohu potencialin e printimit 3D.

Në vitin 2007, ajo regjistroi patentën për prodhimin e produkteve aplikuese të kozmetikës, sidomos  të furçës 3D. Ky projekt u bë realitet në vitin 2018 me lançimin e mascarës  Le volume Révolution De Chanel.

Departamenti i Inovacionit të Departamentit të CHANEL Parfums Beauté ka punuar pafund  për të hartuar dhe industrializuar këtë furçë të paprecedent.  Ata shprehen: “Së bashku, ne arritëm të kapërcenim e shumë pengesa teknologjike duke krijuar një produkt revolucionar’’. E projektuar për zonën e ndjeshme të syve, çdo furçë ndjek një proces prodhimi  të saktë dhe rigoroz  në mnyrë që të ofrojë një siguri të padiskutueshme.

Chanel ka bërë të mundur që 6 makina të prodhojnë 50,000 furça çdo 24 orë dhe 250,000 furça në javë, pra në total 1 milion në muaj. Kjo mascara ofron  vëllim ekstrem të menjëhershëm, pa grumbulluar qerpikët në një vend./living.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *