Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë monopolizuar çmimin e “Topit të Artë” për disa vite rradhazi duke qënë se vetëm ata të dy e fitonin këtë trofe.
Por eliminimi i tyre në të njëjtën ditë nga Botërori u janë ulur disa pikë të mëdha në lidhje me fitimin e këtij trofeu.
Nga ana tjetër janë favorizuar disa të tjerë, ku edhe “ylli” i Belgjikës, Eden Hazard shpreson që të zë vendin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi në garën për të fituar “Topin e Artë”
I pyetur nga gazetarët nëse ai mendonte se do ishte pjesë për të fituar “Topin e Artë” Hazard është përgjigjur kështu:
“Shpresojë që po, nëse ata nuk janë në Botëror atëherë është koha e jonë”, ka thënë ai.
“Po, dua që të kalojë në çerekfinale, gjysmëfinale dhe ndoshta edhe në finale. Ne luajmë për Belgjikën, ne kemi lojtarë të mirë, por natyrisht unë dëshirojë të shkojë në finale. Messi dhe Ronaldo janë jashtë tani por ka edhe shumë lojtarë tjetër të mirë që janë ende në Botëror. Të shohim në fund” ka shtuar më pas Hazard. /albeu.com/