Bursa të plota masteri në Amerikë

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka hapur thirrjen për aplikime për të fituar bursa masteri. Ky është një program bursash për profesionistë shqiptarë për të studiuar dhe për të marrë një diplomë masteri nga një institucion arsimor i nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara në një nga fushat e mëposhtme:

– Administrim dhe Menaxhim Biznesi

– Trashëgimi kulturore

– Eko-turizëm dhe mikpritje

– Edukim

– Teknologji informacioni dhe shkenca kompjuterike

– Administratë publike

– Politikë publike

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit financon plotësisht aplikantët e suksesshëm duke mbuluar kostot e mëposhtme:

  • Tarifat e shkollimit
  • Akomodimin në dhomë
  • Ndihmë për kostot e librave
  • Sigurimin mjekësor
  • Shpenzimet e udhëtimit
  • Kostot për vizë

Aplikimet për ndjekjen e Masterit 2019 janë të hapura deri më 31 korrik 2018 në orën 23:59

Për të mësuar më shumë rreth programit, klikoni KËTU.

Formulari i aplikimit gjendet KËTU.

 /mundesi.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *