Hiqni dorë nga shakatë gjymtuese me fëmijët, këto janë efektet negative që u shkaktoni

Hiqni dorë nga shakatë gjymtuese me fëmijët, këto janë efektet negative që u shkaktoni

Kënaqësia që ndjen një i rritur kur nervozon një fëmijë, psh duke e puthur me force, apo duke e penguar nga loja që po realizon, apo duke e marrë pa e pyetur nga nëna apo zëvëndësuesi i saj, është kënaqësi që duhet evituar pasi bën vetëm dëm. Fëmija kur preket pa u përfillur përjeton panik.

 

Ai në atë moment është i pafuqishëm të kuptojë se çfar po ndodh, qan, nervozohet, bërtet gërvisht dhe nganjëherë arrin edhe të gjuajë me duart e tij të vogla. Të gjitha këto skena që përshkrova, provokojnë te këta të rritur një kënaqësi të atillë që i çon në mospërfilljen e fëmijës si njeri, por si një send kënaqësie.

Askujt nuk i shkon në mëndje që fëmija përjeton ankth, pasi ndihet i vetmuar, i braktisur dhe i pambrojtur. Dhe kulmi arrin, kur i drejtohesh këtyre të rriturve se “çfare bën kështu”, përgjigjet me habi: “shaka po bëja”.

A i shkon në mëndje këtyre të rriturve se si e përjeton fëmija këtë “shaka” të të rriturit. Mirë i rrituri e përjeton si shaka dhe kënaqësi, po fëmija si e përjeton këtë sjellje të të rriturit? Apo është fëmijë dhe nuk merr vesh.

Fëmija ndërsa qan, bërtet, gërvisht dhe gjuan, duket që nuk e shijon, por përkundrazi ka frikë. Ashtu si të rriturve që nuk u pëlqejnë të gjitha shakatë, madje edhe armiqësohen me njerëz që u bëjnë shaka të rënda, po i njëjti mekanizëm vepron edhe te fëmija.

Fëmija nuk i duron dot shakatë e rënda, pasi për atë, këto lojra provokojnë frikë dhe pasiguri. Ju prindër që keni detyrë mbrojtjen dhe qetësinë e fëmijës tuaj, përpiquni të ndërhyni në mbrojtje të fëmijës dhe jo të qeshni me shakanë e të rriturit që nuk merr në konsideratë fëmijën. Lira Gjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *