Ja çfarë nuk duhet t’i thoni parukieres suaj

Ja çfarë nuk duhet t’i thoni parukieres suaj

Ja çfarë nuk duhet t’i thoni parukieres suaj, kur vendosni të kaloni një pjesë të kohës suaj duke u marrë me pamjen e jashtme:
1. Do vonohem një orë
Pasi keni lënë takimin tuaj, për t’u rregulluar mos abuzoni me sjelljen e mirë të parukierit tuaj, duke u vonuar. Ju ndoshta keni vite që e njihni, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë gjithmonë i mirëkuptueshëm me ju, pasi një vonesë ndikon në prishjen e orareve të tjera.
2. E ke problem të flas në telefon ndërkohë që ju merreni me mua?
Synimi kryesor i parukierit tuaj është t’iu nxjerrë sa më bukur dhe të ndiheni të lumtur me pamjen tuaj. Nëse ju merreni me telefonin, sipas intv.al do e pengoni të përqendrohet te flokët tuaj. Qëndroni disa minuta pa telefon!
3. Kur do i ulësh çmimet?
Secili e ka të drejtën e tij të pyesë në lidhje me çmimet, por duke e pyetur vazhdimisht do e vini në siklet. Do ndihet sikur po ndikon keq në financat tuaja me çmimet që disponon.
4. A më shkon vërtetë ky model?
Pasi keni vendosur për modelin e flokëve, në fund sërish dyshoni nëse ju shkon ky model. Kjo pyetje do e nervozojë atë, sepse ishit edhe ju që vendoset për ndryshimin.
5. A keni eksperiencë në këtë fushë?
Kjo pyetje do e ofendojë atë, sepse ju po vini në diskutim aftësinë e tij në punën që bën. Të dyshosh është diçka nromale, por tregohuni më të matur kur dëshironi të bëni kështu pyetjesh.
6. Nëse e vononi më shumë
Nëse ju keni lënë takim për të bërë diçka dhe gjatë kësaj kohë ju prishet mendja për të bërë edhe diçka tjetër, kjo gjë e mërzit parukierin tuaj. Duhet të respektoni rradhën tuaj, pasi edhe klientët e tjerë kanë lënë takim.

/intv.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *