Kastro Zizo tregon sekretin me Era Istrefin

Kastro Zizo tregon sekretin me Era Istrefin

25 maji ka shënuar edhe zyrtarizimin e hitit më të ri dhe atij që do të simbolizojë Botërorin e Futbollit që do të zhvillohet në më pak se 3 javë në Rusi. Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, në bashkëpunimin me Will Smith dhe Nicky Jam kanë bashkuar forcat për të sjellë superhit-in e kësaj vere. ”Live it Up” është një këngë që e ka të garantuar suksesin gjatë kësaj vere, falë të qenit ritmike, në qendër të vëmendjes për shkak të futbollit, sportit më të përhapur në mbarë botën, e gjithashtu për pjesëmarrësit në të.

Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy, është zëri i Era Istrefit në refren. Kënga është publikuar në “Youtube” nga Nicky Jam, thjesht si kolonë zanore, por për herë të parë do të ekzekutohet në finalen e Botërorit, duke pasur të garantuar shikueshmërinë e tejskajshme.

Era ndodhej në Tiranë në shoqërinë e motrës Nora Istrefi, ku përveç takimit me Presidentin Ilir Meta, festuan së bashku dhe golin e Blerim Xhemajlit. Pas Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në ndeshjen me Serbinë, një tjetër shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosta Rikës dhe ishte pikërisht Blerim Xhemajli, i cili shënoi një super gol në minutën e 31-të. Ndeshja e ekipit zviceran ku luajnë pesë shqiptarë është ndjekur me interes në Presidencën e Shqipërisë nga Era, ndërkohë që mes miqve të saj ajo u takua dhe me kantautorin, Klevis Bega (Kastro Zizo).

Për “Panorama Plus”, pyetjes nëse kanë plan të bëjnë ndonjë bashkëpunim, Kastro u shpreh: “Njihemi prej pesë apo gjashtë vitesh dhe bashkëpunimi me Erën është aq i mundur sa njeriu lind dhe vdes që janë shumë të sigurta. Por jo për momentin”, tha ai.

/pressreader.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *