Trondit futbollisti kolumbian: Sanchez-in mund ta vrasin

Trondit futbollisti kolumbian: Sanchez-in mund ta vrasin

Kanë kaluar 24 vite që kur futbolli u trondit nga vrasja e futbollistit kolumbian, Andres Escobar, për shkak të autogolit që kushtoi eliminimin e Kolumbisë nga Botërori SHBA 1994.

Tashmë vëllai i tij, Santiago Escobar, i njohur me nofkën Saki, vazhdon ti trembet një historie që mund të përsëritet dhe ndonjë lojtarë tjetër i skuadrës të pësoi të njëjtin fat me të vëllai, për shkak se mbrëmjen e djeshme humbën ndaj Anglisë.

Kjo lidhet shumë edhe me një gabim që qendërmbrojtësi Carlos Sanchez bëri dhe u ndëshkua me karton të kuq ndaj Japonisë.

“Carlos duhet të jetë i trishtuar për gabimin që ka bërë dhe në të njëjtën kohë, i shqetësuar për familjen e tij”, tregon Escobar për “Mirror”.

Ai më pas ka përmendur edhe vrasjen e të vëllait duke thënë:

“Por, vëllai im nuk kishte marrë asnjëherë ndonjë kërcënim dhe thjesht e vranë në mënyrën më frikacake të mundshme.Dhe fakti që ka ende persona që u lejohet të thonë të tilla gjëra dhe kërcënojnë me vdekje një futbollist në rrjetet sociale, tregon se nga vdekja e Andres nuk ka dalë asgjë e mirë dhe vendi im nuk ka mësuar asgjë. Këta njerëz nuk kanë fare lidhje me tifozët kolumbianë dhe duhen arrestuar dhe futur në burg. Por, pavarësisht asaj që i ndodhi vëllait tim, nuk ka ende ligj për t’i frenuar”. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *