Vjen reagimi i shpejtë i Real Madridit në lidhje me marrëveshjen për Mbappe

Vjen reagimi i shpejtë i Real Madridit në lidhje me marrëveshjen për Mbappe

Real Madridi ka reaguar me shpejtësi duke e mohuar lajmin se ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për super talentin francez, Kylian Mbappen.

Gazetari francez Baptiste Ripart ka pohuar se Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini kanë arritur marrëveshje në vlerë 272 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappes në klubin madrilen, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kampioni evropian ka reaguar menjëherë duke i mohuar thashethemet, si dhe e ka dënuar shpërndarjen e një lajmi të tillë plotësisht të pavërtetuar.

“Në lidhje me lajmin e publikuar para disa orëve për gjoja një marrëveshje mes Real Madridit dhe PSG-së për Kylian Mbappen, Real Madridi dëshiron të theksojë se është plotësisht lajmi i rremë”, ka thënë Madridi në një komunikatë zyrtare për media.

“Real Madridi nuk i ka bërë asnjë ofertë PSG-së apo lojtarit dhe e dënon shpërndarjen e informatave të tilla që nuk janë vërtetuar nga palët në fjalë”, thuhet në komunikatë. /fax.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *