“Bomba” e merkatos, Ronaldo i ka kryer testet mjekësore, është lojtar i Juventusit

“Bomba” e merkatos, Ronaldo i ka kryer testet mjekësore, është lojtar i Juventusit

Së fundmi një konfirmim që Ronaldo do të transferohet në itali tek klubi i Juventus ka ardhur nga Luçiano Moxhi.

Ka qenë edhe vetë ish-drejtori i Juventusit, i cili në një prononcim për mediat italiane, është shprehur se gjithçka është mbyllur mes Juves dhe Ronaldos.

Ai pranon gjithashtu se Ronaldo ka kryer testet mjekësore për Juventusin në qytetin e Mynihut dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij si futbollist bardhezi.

“Ronaldo ka nënshkruar për Juventusin tashmë, madje ai ka bërë vizitat në Mynih të Bavarisë” shkruan italiani.

Ronaldo është një fiksim i tij në fakt, pasi ai ka tentuar ta sjellë në Torino 16 vite më parë, kur Ronaldo ishte vetëm 18 vjeç, por marrëveshja dështoi. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *