Deklarohet Shaqiri: Ja ku luaj sezonin e ardhshëm

Deklarohet Shaqiri: Ja ku luaj sezonin e ardhshëm

Xherdan Shaqiri ka qenë futbollisti më i përfolur kohët e fundit, jo vetëm për shkak të golit në ndeshjen me Serbinë por edhe për shkak të ardhmes së tij.

Skuadra e tij aktuale, Stoke City ka rënë nga Premierliga, mirëpo futbollisti i lindur në Gjilan nuk ka ndërmend ta ndryshoj ligën, por me siguri klubin po.

Xherdani ka ofruar sot një përditësim për të ardhmen e tij dhe është një lajm i mirë për Liverpoolin.

during the UEFA EURO 2016 round of 16 match between Switzerland and Poland at Stade Geoffroy-Guichard on June 25, 2016 in Saint-Etienne, France.
“Unë dua të qëndroj në Premier Ligë, dhe së shpejti do të kuptoni klubin tim të ri”, ka thënë Shaqiri për Sporx.

Liverpooli ka qenë i lidhur me mesfushorin e Zvicrës për disa kohë dhe duke pasur parasysh se dëshiron të qëndrojë në Angli, ai mund të jetë në rrugën e tij drejt Anfield. /botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *