Anglia e ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kampionatit Botëror me anë të penalltive duke e mposhtur Kolumbinë.
Jose Mourinho ka kritikuar disa lojtarë pas përfundimit të ndeshjes, ai beson se kishte lojtarë që aktruan në ndeshjen mes Anglisë dhe Kolumbisë që u zhvillua në Moskë, transmeton Gazeta Express.
“Gjëja negative për mua ishte se kishte ekzagjerim të lojtarëve në teatër”, tha ai si analist për Russia Today.
“U befasova kur pashë mbrojtës qendrorë si Harry Maguire, i cili zakonisht është një djalë i sinqertë, duke simuluar në sulm dhe duke kërkuar nga gjyqtari VAR-in”.
“Secila skuadër ka shumë simulime, shumë shtirje dhe shume presion ndaj gjyqtarit”.
“Loja e humb kualitetin”.
“Për mua kjo ishte pjesa negative”. /Gazeta Express/