Botërori Rusi 2018, është një nga kampionatet që do të mbahet mend për shumë gjëra, femrat e bukura ruse, penalltitë e shumta, VAR-in penalizues që eliminoi disa nga skuadrat më të mëdha të botërorit, por edhe tifozët, që në fund të ditës ata mbeten “shpirti i futbollit”.
Kështu ka ndodhur edhe në Skrapar, ku në ndeshjen Kolumbi-Angli janë shfaqur disa tifozë kolumbianë, pjesë e ekipit që punon për gazsjellësin Trans-Adriatik.
Veshja dhe flamujt kanë tërhequr vëmendjen e banorëve vendasë, ndërsa gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video në Facebook nga festimet e tyre./lexo.al/
Sot pasdite ne kantierin shumekombesh te TAP prane fshatit Orizaj ne Skrapar …Tifozet nga Kolumbia qe punojne per TAP-in dominojne mbi tifozet angleze, sigurisht atmosfera eshte rritur ndjeshem nen efektin e rakise ball-kazani te Skraparit…
Posted by Artan Hoxha on Tuesday, 3 July 2018