“Të dua”, Era Istrefi në lidhje me DJ e famshëm botëror? (FOTO LAJM)

“Të dua”, Era Istrefi në lidhje me DJ e famshëm botëror? (FOTO LAJM)

Era Istrefi festoi dje 24-vjetorin e lindjes.

Nga Berlini këngëtarja e hitit “Bon Bon” ndau me fansat në profilin e saj një foto ku pozonte krah fotos së reperit “Tupac”.

Mirëpo ajo çfarë na habiti, ishte deklarata e hapur e dashurisë së DJ me famë ndërkombëtare Diplo ndaj këngëtares shqiptare.

“Të dua” – i shkruan Diplo Erës, e cila nuk nguron t’i përgjigjet se edhe ajo e do dhe i dërgon një puthje, shkruan Icon.

Diplo dhe Era Istrefi kanë bashkëpunuar për këngën “Live it up”, e cila është himni i Kampionatit Botëror të Futbollit dhe nuk e dimë nëse dashuria mes tyre është thjesht profesionale, apo ka diçka më shumë. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *