Ja si duhet të veproni në rast se keni flokë të dëmtuara dhe dëshironi ti rigjeneroni ato.
Për flokët e dëmtuara ka disa gjëra që mund të bëni për përmirësimin e tyre, edhe në kushte shtëpie.
Një nga to është përdorimi i vajit të ullirit.
Si të veproni:
Gjysmë filxhani mbusheni me vaj të ngrohtë të ullirit (mos e vloni atë), pastaj fërkojini flokët me këtë përzierje që ndikon dukshëm në zbutjen dhe përmirësimin e gjendjes së flokëve. Pështillni flokët me një kapelë të plastikës, pastaj me një peshqir mbi.
Kështu duhet ta mbani për 45 minuta, pastaj pastroni flokët ashtu siç bëni zakonisht. /rtv21/