Arrestohet në Itali këngëtari shqiptar Defri, ishte pjesë e një rrjeti kokaine

Arrestohet në Itali këngëtari shqiptar Defri, ishte pjesë e një rrjeti kokaine

Njëzet persona u vunë në pranga në një operacion të policisë italiane të koduar “Sottobosco” dhe që goditi një rrjet të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili. 10 prej të arrestuarve ishin shqiptarë.

Sipas policisë italiane një prej të arrestuarve është edhe këngëtari Dëfrim Dervishi, i cili njihet me emrin e artit “Defri”.

Hetimet nisën në mars 2016, kur një familje nga Bondeno e Ferrarës, u paraqit në polici duke denoncuar incidentet e shumta dhe grabitjet nga një grup shpërndarësish të drogës ku djali i tyre merrte lëndën narkotike.

Nga hetimet rezultoi se furnizues me kokainë ishte marokeni Mohamed Jarmouni.

Organizata ishte e strukturuar në mënyrë piramidale dhe mbante me dhunë lidhjet e forta. Shqiptarët e arrestuar janë Dëfrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences.

Ata furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe shqiptarin tjetër Olsi Ivziku.

Lider ishte marokeni Jarmouni, i cili përveç se kujdesej për furnizimin me kokainë, siguronte edhe transaksionet e parave. Ai kujdesej edhe për blerjet e grupit dhe asgjësimin e konkurrentëve në hapësirën ku kishte shtrirë aktiviteti. Policia italiane ka konfiskuar rreth 7 kg kokainë dhe 28 mijë euro. /Lapsi.Al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *