Lumi Tamiz është kthyer ditën e enjte në “fushë-betejë” për jahtet e dy miliarderëve të njohur në Angli.
Pronari i klubit Tottenham Hotspur, Joe Lewis, i cili ka një pasuri prej 4 miliardë stërlinash, u shfaq me jahtin e tij prej 113 milionë stërlinash në ujrat e Tamizit, duke habitur londinezët.
Sikur të mos mjaftonte një “përbindësh uji”, një tjetër jaht u duk në Tamiz.
Bëhet fjalë për anijen e Sir Lloyd Dorfman, që kushton 75 milionë stërlina.
Të dy jahtet super janë ndërtuar nga kantjeret gjermane të Abeking dhe Rasmussen në Lemwerder./lexo.al/