Ledri Vula takohet me French Montanën

Ledri Vula takohet me French Montanën

Vula po e shijon suksesin e këngës së fundit

Reperi më i pëlqyer dhe më aktiv në skenën muzikore, Ledri Vula mbrëmë në Zvicër është takuar me hip-hop artistin amerikan, French Montana. Ai përveç angazhimeve të tij në projekte dhe koncerte të shumta po e shijon takimet edhe me artistë të tjerë të huaj, shkruan rtv21.tv.

Vula kësaj radhe këtë moment të veçantë e publikoi me ndjekësit e tij në “Instagram” ku ka mbi një milion ndjekës. Projekti i fundit është bashkëpunimi me Elvana Gjatën dhe John Shahun i titulluar “Mike”.

Ky projekt i publikuar më 2 korrik deri më tani ka grumbulluar mbi 3 milionë klikime në kanalin zyrtar “Youtube”. Ndërsa Montana pesë muaj më parë ka publikuar projektin e titulluar “Famous”, projekt ky i cili deri më tani ka mbi 28 milionë klikime./21Media/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *