MC Kresha dhe Lyrical Son ishin të ftuar në emisionin e kësaj jave n’Kosovë Show.
Reperët shpalosën shumë detaje nga jeta e tyre. Ata folën edhe për karrierën në muzikë dhe repin shqiptar në përgjithësi.
Dyshja nuk la pa përmend edhe femrat, të cilat së fundi u shfaqën në skenë si repere.
Nuk harruan të njoftojnë fansat se së shpejti publikohet edhe kënga e tyre e re.
Në po këtë emision, do të shihni MC Kreshën në rolin e imituesit. Ai pati një paraqitje fantastike në rolin e aktorëve të ‘Stupcave’.
N’Kosovë Show këtë të diel të ftuar ka edhe Shpat Kasapin. /gazetaexpress/