Ai është një nga aktorët më të dashur për publikun. Filmat e tij janë nga më të ndjekurit dhe konsiderohet si një nga aktorët më të suksesshëm në botë.
Bëhet fjalë për George Clooney, i cili ditën e sotme është përfshirë në një aksident të rëndë në Itali.
Aktori ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij në Sardenjë, teksa është përplasur me një makinë tip “Mercedes”.
George është gjetur i shtrirë në rrugë, ku kishte marrë lëndime në pjesën e gjurit, në krahë, por edhe në pjesën e legenit.
Siç është mësuar nga mediat e huaja 57-vjeçari ka qenë duke shkuar në xhirimet e një filmi, teksa makina e ka përplasur keq, shkruan Xing.
Pronari i makinës ka marrë në telefon ambulancën dhe aktori është dërguar me urgjencë në spital. /albeu.com/